CentPerCent
Mirësevini në CentPerCent

Kontabiliteti i biznesit tuaj — në rregull dhe në kohë

Zyrë kontabiliteti që i mban librat, deklarimet dhe pagat e bizneseve në një vend të vetëm — dhe një platformë ku çdo klient e sheh dosjen e vet në çdo kohë.

Ose na thirrni: +383 49 496 496

Keni llogari? Hyni këtu

  • Faturat Zakonisht: Në email, në WhatsApp e në letra Me ne: Te dosja, nga telefoni ose kompjuteri
  • Deklarimet Zakonisht: «A u dorëzua?» pyetet me telefon Me ne: «Dorëzuar» e shihni vetë
  • Afatet Zakonisht: I mbani mend vetë Me ne: Ju kujtojmë ne, para afatit
  • Raportet Zakonisht: Kur i kërkoni Me ne: Çdo muaj, me një pamje
Çfarë bëjmë

Puna e një zyre kontabiliteti, e mbajtur në rregull

Nga fatura e parë e muajit deri te deklarata e fundit e vitit — e njëjta dosje dhe i njëjti ekip.

Si funksionon

Tre hapa nga kërkesa te dosja e hapur

  1. Kërkesa e parë Plotësoni «Bëhuni klient» dhe e konfirmoni emailin me kodin që ju vjen. Kërkesën e lexon një njeri i zyrës.
  2. E hapim dosjen Hapim dosjen e subjektit tuaj dhe caktojmë çfarë shihni ju dhe çfarë shohin njerëzit e biznesit tuaj.
  3. Gjithçka në një vend Ju vjen një email me lidhjen për të zgjedhur fjalëkalimin, dhe prej asaj dite dosja rri e hapur: faturat, deklarimet, dokumentet dhe afatet janë aty ku i lini.
Platforma

Një dosje që e shihni ashtu siç e shohim ne

Programi ku e mbajmë punën është i njëjti ku ju e ndiqni — pa letra që humbin rrugës dhe pa pyetur se ku mbeti.

Dokumentet

Dosja e subjektit, e plotë dhe e ruajtur

Çdo letër e ngarkuar zë vendin e vet te dosja, dhe çdo hapje a ndryshim i saj shënohet në gjurmën e sistemit.

  • Ngarkim nga kompjuteri ose nga telefoni
  • Kërkim edhe brenda PDF-⁠ve të skanuara
  • E njëjta letër nuk hyn dy herë
Afatet

Afati shihet para se të vijë

Afatet e subjektit rrinë te kalendari dhe te faqja e detyrimeve. Kur kërkohet diçka nga ju, ju kujtojmë para se koha të kalojë.

  • Kalendari i afateve të subjektit
  • Kujtesa që pushon kur kërkesa mbyllet
  • Njoftime edhe te telefoni, me lejen tuaj
Raportet

Muaji i mbyllur, i treguar me një pamje

Shifrat e periudhës bëhen shtylla dhe vija: sa hyri, sa doli dhe ku rri biznesi krahasuar me muajin e shkuar.

  • Krahasim me muajin dhe me vitin e shkuar
  • Nga po ato fatura që mban dosja
  • Shkarkim si PDF ose Excel
Biseda

Një bisedë që rri te dosja

Pyetjet për zyrën rrinë në një bisedë që nuk humbet, bashkë me dokumentin që i përket — nga kompjuteri ose nga telefoni.

  • Pyetja rri bashkë me dokumentin që i përket
  • E shihni kur e lexuam
  • Njoftim te telefoni kur ju përgjigjemi, me lejen tuaj
Shihni platformën nga afër
Siguria

Të dhënat e biznesit tuaj, nën mbrojtje

  • Verifikim në dy hapa
  • Qasje sipas rolit
  • Çdo veprim auditohet
  • Baza e shifruar
  • Kopje rezervë të rregullta
  • Pa gjurmues
Si i mbrojmë të dhënat
Pyetje të shpeshta

Ç’pyetet më shpesh para se të fillohet

Për platformën dhe për mënyrën si punojmë me ju. Për çështjet tatimore të biznesit tuaj, flisni drejtpërdrejt me ne.

Të gjitha pyetjet

Si kaloj te ju nga kontabilisti i tanishëm?

Na merrni në telefon ose na shkruani, dhe ju themi çfarë na duhet për të vazhduar aty ku mbeti puna — zakonisht deklaratat e dorëzuara, listat e pagave dhe kontratat e punës. Ato ngarkohen te dosja e subjektit tuaj, nga kompjuteri ose nga telefoni, dhe që ditën e parë rrinë te vendi i vet.

Sa kushton?

Çmimi varet nga puna që kërkon biznesi juaj — numri i faturave, punëtorët, deklaratat që dorëzohen — dhe caktohet me kontratë mes jush dhe nesh. Platforma nuk shitet veçmas: ajo vjen bashkë me shërbimin.

Kush i sheh dokumentet dhe të dhënat e mia?

Ju, dhe ata të zyrës që punojnë me dosjen tuaj. Qasja jepet me emër dhe sipas llojit: një punonjës i zyrës sheh vetëm klientët dhe seksionet që i janë dhënë, dhe ajo që nuk i është dhënë nuk del as te kërkimi, as me adresë të shkruar me dorë.

Çdo hapje, ndryshim dhe fshirje mbetet e shkruar te një gjurmë që nuk kthehet pas — pra pyetja «kush e pa këtë» ka gjithnjë përgjigje.

A punon nga telefoni?

Po, e njëjta faqe punon te telefoni dhe mund të vendoset si ikonë në ekran, si një aplikacion. Te telefoni hyrja mund të hapet me Face ID ose me gjurmë gishti, në vend të fjalëkalimit të shkruar çdo herë.

Le të flasim për biznesin tuaj

Kërkoni një takim ose një llogari — e shqyrtojmë kërkesën dhe jua hapim dosjen. Nëse tashmë keni llogari, hyni dhe vazhdoni aty ku e latë.

powered by AT Partners